Subscribe

Studiuesja, Ticina Dine, foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5”në Vizion Plus për ëndrrat dhe shpjegimin e tyre.

Në një lidhje të drejtepërdrejt me Skype, studiuesja tha se ëndrrat që mbahen mend pasi zgjohemi nga gjumi janë paralajmëruese.

Ticina Dine bëri një shpjegim të simboleve dhe ëndrrave që njerëzit shohin më shpesh. Sakaq ajo tha se në disa raste njerëzit shohin ëndrra kur janë të stersuar dhe kur kanë frikë.

Studiuesja tregoi ndër të tjera llojin e ëndrrës që paralajmëron vdekjen.

Ajo tha se nëse dikush shesh shtëpinë e fëmijërisë rrëmujë, pa dritare , ose pa çati do të thotë se një i afërm i tij mund të vdesë, ose mund të përballet me një problem të rëndë shëndetësor.

 “Shtëpi rrëmujë, shtëpitë ku ne jemi rritur, në shtëpinë e fëmijërisë, që nuk ka derë,apo mungesa e çatisë,kjo tregon se dikush mund të humbasi jetën ose mund të jetë në gjen dje të rëdnë shëndetësore”, tha studiuesja.

Sakaq studiuesja  tha se në disa raste njerëzit shohin ëndrra kur janë të stresuar dhe kur kanë frikë.

Ticina Dine: Ëndrrat që mbahen mend para se të zgjohemi, quhen paralajmeruese. Ka ëndrra paralajmëruese. Kur shohim veten të vdekur do të thotë transformim. Na tregon frikën tonë me atë çfarë do përballemi dhe varet si e shohim vdekjen. Nëse shohim vdekjen e gjyshit që ka vdekur është diçka që ai do të na thotë. Është në varësi si e shikon vdekjen e personit të dashur. Pra tregon frikën…Monedhën nuk e shoh vetëm si sherr.. ata që shohin jashtëqitje ditën tjetër kanë sherr. Gjarpri, element që të thotë ki kujdes se mund të ndodhë diçka. Ata që përndiqen apo kafshohen nga një qen i madh kanë kuptim lidhur me stresin e përditshëm. Ne nuk mund ti kontrollojmë ëndrrat. Është një dimension shpirtëror.

Çfarë do të thotë nëse shikoj ishin çdo natë në ëndërr

Ticina Dine: Nëse e sheh sapo je ndarë, akoma je e lidhur shpirtërisht.. Po ta shohësh pas 10 vitesh do të thotë se akoma janë të lidhur shpirtrat e tyre. Dy shpirtra mund të jenë të lidhur me njëri tjetrin por karakteret e tyre janë të ndryshme./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *