3 persona janë arrestuar këtë të diel, pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë në Lezhë.

 

Në pranga kanë rënë Aleksandër Ndoci, 35 vjeç, Alberto Ndoci, 35 vjeç dhe Amarild Fizi, 28 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.

 

Po ashtu, janë arrestuar edhe 2 shtetas të tjerë, njëri qarkullonte me automjet pa patentë, e tjetri tej normave të shpejtësisë së lejuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *