Ish-anëtari I Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka ironizuar opozitën joparlametare dhe dekretin e presidentit Meta për zgjedhjet e 13 tetorit.

 

Në një postim në Facebook, Kulluri shkruan se pas fitores së opozitës me 85% të votave në 30 qershor sot pritet një fitore me 100%.

 

Kulluri duke u ndalur tek deklaratat e bëra prej liderëve opozitarë, shprehet se opozita I ka fituar dy zgjedhjet e fundit me shumicë absolute.

 

“Pas fitores se opozites me 85% te votave me 30 qershor, sot pritet fitore me 100% ! Dhe thone se gjithe pushtetet i ka Rama! Ne fakt eshte e kunderta, opozita ka fituar dy zgjedhjet e fundit me shumice absolute! Dhe pastaj vjen vjehrra e te thote “femije te dashur, cohuni nga gjumi se u bete vone per shkolle”! Dhe ja keshtu, keshtu…..

Leave a Reply

Your email address will not be published.