Edvin Kulluri akuzon kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ka promovuar njerëz të përfshirë në korrupsion, me qëllim heqjen e Ramës nga pushteti.

 

Në emisionin “Quo Vadis”, Kulluri u shpreh se Basha e ka drejtuar në mënyrë klienteliste PD-në që në vitin 2013, kur u zgjodh për të drejtuar partinë. Më tej, ai tha plotë bindje se Basha nuk do të jetë më kryetar i PD-së.

 

“Nuk kemi pse e mbajmë ne peshën e korrupsioni të Bashës e të tjerëve, prandaj kam dalë për principe. Unë kam parë fytyra që kanë qenë realisht me probleme korrupsioni në podiumet e Bashës për të hequr rilindjen nga pushteti për të ardhur vetë, ma ka ardhur për të vjellë. Ai e bëri keq këtë punë, që nga vit 2013, e ka bërë në mënyrë klieteliste drejtimin e partisë. E ka shkatërruar këtë parti ai njeri.  Zgjedhja e Lulzim Bashës në 2013 është bërë në kundërshtim me statutin. Sali Berisha e shkeli statutin në 2013, kryetari i partisë zgjidhet me delegatë. Unë i parë jam fajtor që nuk fola.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *