Dy fitoret e fundit kanë rritur edhe më shumë entuziasmin në kampin shkodran. Në pragndeshjen me Kukësin që do të luhet të mërkurën në orën 13:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, do të kërkohet sërish fitorja.

 

Këtë gjë ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp edhe trajneri Mirsad Jonuz.

 

“Mund të them se situate është shumë e mirë. Kemi marrë shtatë pikë në tre përballjet e fundit duke përfshirë edhe Teutën. Tani ne duhet që të përqendrohemi tek takimi i nesërm ndaj Kukësit. Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Do të luajmë me një ekip shumë të mirë, me lojtarë shumë të mirë. Ne duhet që të luajmë shumë seriozisht ndaj kësaj skuadre. Para se të futemi për të laujtur këtë takim duhet që të harrojmë çdo gjë. Vetëm të përqendrohemi tek kjo skuadër.”

 

Jonuzi u shpreh se e njeh mire Kukësin por u shpreh besimplotë se ekipi I tij do të arrijë të fitojë.

 

“Kemi zhvilluar edhe një takim me këtë skuadër në Elbasan. I njoh të gjithë lojtarët dhe të gjithë kualitetet që ka. Mund të kenë ndonjë mungesë. Por unë njoh mirë sesi e qarkullojnë topin, sesi luajnë ato. Megjithatë mund të them se edhe skuadra jonë është shumë e fortë. Kam folur edhe me lojtarët që të japim maksimumin dhe ta shijojnë këtë takim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *