E enjte, 29 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kujtohet demostrata e 13 dhjetorit, tre dekada më parë rinia shkodrane rrëzoi bustin e diktatorit Enver Hoxha

Për herë të parë pas 3 dekadash, të djathtët në Shkodër përkujtojnë demostratën e 13 dhjetorit 1990, si opozitë në pushtetin vendor. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kohës, kur një grup shkodranësh mposhtën frikën dhe rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha të vendosur përpara ish komitetit të partisë, i bëri bashkë përfaqësuesit e kësaj shoqate dhe demokratët e këtij qyteti.

Shumë prej protagonistëve të asaj date sot nuk jetojnë më, apo janë të shpërndarë nëpër botë.

Reklamë

“Ata nuk kërkuan privilegje për vete shumë prej tyre morën rrugë e botes. Ata që jetuan këtu jetuan të zhgënjyer”, tha Ervin Gjini, drejtues i shoqatës “13 dhjetori”.

Deputetja demokrate Greta Bardeli dhe pjesëmarrës të tjerë dënuan shfaqjen e simboleve komuniste në vend.

Reklamë

“Të gjithë të rinjtë e Shkodrës u ulën në këtë shesh për ta hedhur poshtë simbolikat e enverizmit të cilat fatkeqëisht pas 33 vjetësh  i gjejmë të fuqishme edhe sot”, tha Gerta Bardeli, deputete e PD.

Demonstrata e 13 dhjetorit filloi tek Gjimnazi “Jordan Misja”, duke iu bashkuar studentet e te rinj të tjerë. Ata marshuan bashkërisht në qendër të qytetit, ku rrëzuan bustin e diktatorit. Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan./vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë