Subscribe

48 pishinat ne Tirane kthehen ne burim infeksioni per pushuesit nëse ato mbipopullohen. Ky është shqetësimi kryesor qe ngre drejtoria e Shëndetit Publik Tirane. Sipas drejtorit te këtij institucioni, Dritan Ulqinaku, pronaret abuzojnë me numrin e personave qe mund te futen ne nje pishine, dhe kjo behet per qëllime përfitimi.

 

Dermatologia Monika Fida, tregon se ndotja e ujit te pishinave mund te kthehet ne nje rrezik te madh per te gjithë pushuesit qe frekuentojnë keto ambiente.

 

Sipas ligjit, administratoret e pishinave duhet te afishojnë ne ambientet e tyre numrin e personave qe mund t’i frekuentojnë ato. Por sipas drejtorisë se Shëndetit Publik nga vëzhgimet e bëra ky informacion mungon. Deri me sot nuk kemi asnjë pishine te mbyllur nga institucionet përgjegjëse, edhe pse ata e pranojnë qe kemi mosrespektim te kushteve higjenosanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *