7465 shtetas shqiptare dhe te huaj kane hyre dhe kane dale gjate 24 oreve te fundit ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, cka tregon se fluksi vazhdon te jete i larte. Si pasoje e fluksit te larte me teper ne dalje te Republikes se Shqiperise vazhdon te kete radhe automjetesh ne pritje per te kaluar kufirin shqiptar.

 

Pala shqiptare edhe gjate dites se sotme eshte duke punuar me kapacitet maksimal sportelesh, konkretisht 5 te tilla ne dalje dhe 2 te tjera ne hyrje.

 

Nga ana tjeter pala greke pavaresisht fluksit te levizjeve vazhdon me te njejtin numer sportelesh prej disa ditesh, duke vene ne dispozicion te qytetareve 4 sportele nga te cilat 2 ne hyrje dhe 2 ne dalje.

 

Me e veshtire per qytetaret qe levizin me autobuse eshte qendrimi per me shume se nje ore jashte ne temperatura qe shkojne deri ne -7° C, deri sa te perfundoje procesi i skanimit, i cili eshte i detyruar per te gjitha mjetet e tonazheve te renda.

 

Edhe ne kushtet e temperaturave teper te uleta nuk ka asnje mase per te akomoduar provizorisht shtetasit qe presin perfundimin e procesit te skanimit te autobuseve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *