E mërkurë, 28 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, fluks në pikën kufitare të Kapshticës

Vijon të jetë i lartë numri i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Burime zyrtare pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit për qarkun e Korçës bëjnë me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri 4 585 shtetas, ndërsa kanë dalë në drejtim të vendit fqinj 3 245 shtetas.

Reklamë

Nga pala shqiptare punohet aktualisht me 6 sportele, 4 prej të cilëve në hyrje, ku edhe regjistrohet fluksi më i madh i lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve, si dhe 2 sportele në dalje.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rënie e lehtë e lëvizjeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës. Sipas të njëjtave burime, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë 3 296 shtetas, ndërsa kanë dalë 2 994 shtetas.

Reklamë

Në këtë pikë kufitare punohet në fluks me 5 sportele në hyrje, 2 prej të cilëve të dedikuar për mjetet e tonazhit të rëndë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë