Aksident me nje të plagosur rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Kapshticë-Korcë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne vetem dy km larg pikes se kalimit kufitar te Kapshtices.

 

Sipas informacioneve paraprake të policisë së Korçës, shtetasi E.D, 40 vjeç nga Burreli, kthehej nga Greqia dhe si pasojë e shpejtësisë jashtë noramve të lejuara ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me anën tjetër të rrugës. Si pasojë e perplasjes mjeti ka bere dhe dy tre rrotullime.

 

Mjekët e spitalit të Korçës thanë se 40 vjeçari ka marrë plagë të shumta por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *