Kryeministrit britanik Boris Johnson i është ndaluar hyrja në Rusi për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Britanisë së Madhe ndaj luftës në Ukrainë, ka thënë Moska.

 

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, ish-kryeministrja Theresa May dhe ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon ishin mes 13 anëtarëve të qeverisë britanike dhe politikanëve që iu është ndaluar hyrja në vend.

 

Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, veçanërisht vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria rusie në një deklaratë, duke shtuar se lista do të zgjerohet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *