Monika Kryemadhi e nisi ditën e martë me disa nga banorët e qytetit të Lezhës, një nga zonat më problematike nga përmbytjet.

 

Pavarësisht stabilizimit të reshjeve, një banor tregon se shumë toka janë ende të përmbytura.

 

Sipas kryetares së LSI-së, situatat nga përmbytjet vjen për shkak të paaftësisë së menaxhimit nga ana e qeverisë dhe mungesës së vullnetit për të ndihmuar njerëzit.

 

“Problemi është se ti prandaj e do shtetin aty, kur ti e ke të nevojshme dhe një nga problemet më të mëdha që ne kemi pasur ka qenë përgjegjshmëria e strukturës shtetërore. Pas tërmetit, më pas u bashkëngjit edhe pandemia, tani edhe përmbytjet. Kalojmë nga kriza në krizë. Ca për shkak të fatkeqësive natyrore, ca për shkak të keq-menaxhimit, ca për shkak edhe të paaftësisë për të menaxhuar, një nga problemet me të cilat hasemi është në radhë të parë arroganca e shtetit dhe mungesa e dëshirës apo edhe vullnetit politik për t’i ndihmuar njerëzit. Është shumë e vështirë, por ajo që ndihet çdo ditë e më shumë tek njerëzit është mungesa e shpresës”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *