Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shprehur keqardhje për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.6 që goditi Turqinë.

 

Në një postim të shpërndarë në “Twitter”, Kryemadhi shkruan se bashkohet në lutje për shërim të shpejtë të të plagosurve dhe tejkalimin e kësaj situate të dhimbshme.

 

“Shpreh keqardhjen e thellë për pasojat e rënda të tërmetit të sotëm në Greqi dhe Turqi, uroj për kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate të rëndë të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Jemi pranë popullit turk dhe grek në këto momente të vështira. Ju shpreh ngushëllime të ndjera familjeve të viktimave dhe bashkohemi në lutje për shërim të shpejtë të të plagosurve dhe tejkalimin e kësaj situate të rëndë me sa më pak pasoja!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *