70 minutat e mbetura  te ndeshjes Kroaci-Kosovë, i kanë dhënë të drejte vendasve ne Maksimir te Zagrebit. Skuadra e Ante Cacic vuajti shumë, por arriti të marrë tre pikë të çmuara falë një goli të shënuar nga mbrojtësi Vida në minutën e 74.

 

Ndeshja që u ndërpre të shtunën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Zagreb, u luajt në të njëjtin stadium një ditë më pas, por ndryshe nga sa kishin menduar kroatet, Kosova bëri një paraqitje shumë dinjitoze, dukë i vënë në vështirësi reale të zotët e shtëpisë. Madje Kroacia rrezikonte shumë të humbiste vendin e parë në grup, nëse nuk do të kishte qenë për një devijim vendimtar të topit me kokë nga mbrojtësi Vida në pjesën e dytë pas një topi të harkuar nga Modric. Fjalë tejet pozitive për Kosovën, e cila doli nga Maksimir me kokën lart madje me pak kujdes me Rashicen apo Nuhiun mund të kishte marrë diçka më tepër.

 

Në takimet e  tjera të grupit I, Ukraina kishte mundur Turqinë 2 me 0, ndërsa Finlanda befasoi Islandën në derbin nordik të këtij grupi, duke fituar 1 me 0 këtë përballje. Në renditje pas 7 ndeshjesh, Kroacia ka 16 pikë, 2 më shumë sesa Ukraina e vendit të dytë,  ndërsa Islanda është e treta me 13 pikë. Kosova renditet ne vendin e fundit me vetëm 1 pikë. Sipas gjasave,  ndeshja e fundit me 9 tetor Ukraine-Kroaci mund të përcaktoje skuadrën që do të shkoje direkt ne botërorin e Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *