Korporata Elektro-Energjetike ka ndaluar prodhimin e energjisë nga hidrocetrali i Fierzës, ndërsa nuk ka ende një parashikim se kur do të rivihet në punë.

 

Vendimi është marrë për të ruajtur rezervën hidrike. KESH sqaron se muaji shtator do të jetë i lagësht dhe priten reshje shiu, çka do të sillte një përmirësim të gjendjes në kaskadë.

 

Për shkak të kësaj situate prodhimi do të përqëndrohet tek prurjet në Koman dhe Vaun e Dejës. Ndërsa furnizimi po garantohet gjithashtu edhe nga importi  për periudhen 12 deri në 18 shtator.

 

Aktualisht niveli i Fierzës ka arritur në 267 metra, ndërsa me reshjet që priten që këtë fundjavë e më tej, mendohet se rezerva do të rritet ndjeshëm.

 

Sa i përket konsumit ditor ai ka rënë në 14 mijë megavat orë në ditë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *