Pothuajse dy vjet pasi Rusia pushtoi vendin e tyre, ortodoksët ukrainas kanë marrë pjesë në shërbesat fetare që nga mbrëmja e kaluar teksa festojnë Krishtlindjet më 25 dhjetor, në të njëjtën datë me botën perëndimore, për herë të parë në historinë e tyre, në shenjë të sfidës ndaj Moskës.

Festimet e Krishtlindjeve në Betlehem po zbehen nga “konflikti i armatosur në Gaza”, tha Papa Françesku, ndërsa ukrainasit festojnë Krishtlindjet për herë të parë më 25 dhjetor, në sinkron me vendet perëndimore , në kundërshtim me Rusinë.

“Zemrat tona, këtë mbrëmje, janë në Betlehem, ku princi i paqes është refuzuar edhe një herë nga logjika e dështuar e luftës, me konfliktin e armatosur që edhe sot e pengon atë të gjejë një vend në botë”, tha Papa të dielën në meshën e Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Vendi i shenjtë i krishterimit, qyteti i Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar, ishte bosh nga pelegrinët këtë vit, ndërsa shumica e festimeve të Krishtlindjeve u anuluan për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

“Ka shumë që vdesin për këtë tokë, është shumë e vështirë të festosh diçka kur njerëzit tanë po vdesin,” tha Nicole Nazar, një studente 18-vjeçare, në sheshin – të shkretë – Manger.

Përpara Bazilikës së Lindjes së Krishtit, këtë vit nuk u ngrit asnjë grazhd: Maria dhe Jozefi përfaqësohen nga statuja gri, midis mbeturinave, pas gardheve me tela me gjemba./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *