Një 41-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga babi i tij.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatit Gjuricaj në Durrës, viktima është Agron Tema.

 

Sipas policisë 41 vjecari Tema, ka humbur jetën në spitalin Rajonal, i cili tre ditë më parë ishte dhunuar nga i ati.

 

Në pranga është vënë babi i viktimës, 70-vjeçari Xhavit Tema, i cili njëkohësisht  dhunoi në banesë djalin dhe nusen e djalit Jurlinda, nën akuzën e dhunës në familje.

 

Burime policore kanë thënë ngjarja ka ndudhur në kulmin e një sherri, ku 70-vjeçari dhunoi në banesë djalin dhe nusen e këtij të fundit, 24 vjeçe, duke i goditur me sende të forta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *