E hënë, 12 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kremlini hedh poshtë propozimin e Zelenskyt për një armëpushim 60-ditor

MOSKË – Kremlini ka kundërshtuar propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 60-ditor, i cili do t’i mundësonte Ukrainës të zhvillonte zgjedhjet presidenciale. Moska thekson se synon një marrëveshje afatgjatë paqeje dhe jo një ndërprerje të përkohshme të luftimeve.

“Ju lutem, thuajini Putinit të na japë dy muaj, 60 ditë armëpushim të plotë, dhe ne do të organizojmë zgjedhjet”, deklaroi Zelensky në një intervistë për emisionin “This Week” të rrjetit amerikan ABC.

Reklamë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia nuk kërkon një armëpushim të përkohshëm, por një zgjidhje që do t’i japë fund luftës në mënyrë të qëndrueshme.

“Në Kremlin, presidenti Putin dhe zyrtarë të niveleve të tjera kanë deklaruar vazhdimisht se nuk duam armëpushim. Ne duam paqe afatgjatë dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta arritur atë”, u shpreh Peskov para gazetarëve.

Reklamë

Moska kërkon zgjedhje në Ukrainë

Rusia ka ushtruar prej kohësh presion ndaj Ukrainës për organizimin e zgjedhjeve, duke pretenduar se mosmbajtja e tyre vë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt si president. Megjithatë, zgjedhjet gjatë gjendjes së luftës janë të ndaluara nga legjislacioni ukrainas.

Peskov deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, do të ishte i gatshëm të urdhëronte ushtrinë të mos kryente sulme ndaj Ukrainës ditën kur do të zhvilloheshin zgjedhjet.

“Nëse Kievi dëshiron vërtet të organizojë zgjedhje, presidenti rus, si komandant i përgjithshëm suprem, do të jetë i gatshëm të urdhërojë ushtrinë të mos kryejë sulme ndaj Ukrainës ditën e zgjedhjeve”, tha zëdhënësi i Kremlinit, duke theksuar se kjo garanci do të vlente konkretisht vetëm për ditën e votimit.

Ndërkohë, Kremlini bëri të ditur se vijojnë kontaktet për mundësinë e një armëpushimi në sektorin energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, nismë e përmendur nga presidenti amerikan Donald Trump.

Peskov nuk pranoi të sqarojë nëse një marrëveshje e tillë do të përfshinte vetëm rafineritë e naftës apo edhe objektiva të tjera energjetike.

Sipas tij, detaje të mëtejshme për këtë çështje do të bëhen publike në një moment të përshtatshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.