Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjykatësit në Gjykatën e Apelit në Korçë, Sotiraq Lubonja.

 

Gjykatësi Lubonja në seancën e zhvilluar në KPK, nuk ka justifikuar dot llogarinë bankare prej 5 mijë dollarësh të djemve, dhuratën prej 4 milionë lekë të së ëmës dhe dhuratën nga vjehrri prej 25 mijë dollarësh. Edhe pse gjyqtari këmbënguli se ishte e ëma ekonomistja e shtëpisë dhe se vjehrri me vjehrrën kishin standard të lartë ekonomik pasi jetojnë në Amerikë, ky qëndrim nuk u konsiderua.

 

Vendimi është marrë nga trupi gjykues në KPA i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, anëtarë, dhe është bërë publik sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *