E diel, 25 Tetor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Korrupsion me stadiumin e ri, arrestohet kreu i këshillit bashkiak të Romës

Kryetar i këshillit bashkiak të Romës Marcello de Vito u arrestua nga autoritet italiane mëngjesin e kësaj të mërkure.

De vito i cili vjen nga nga radhët e partisë pesë yjet,  është arrestuar nën akuzën e korrupsionit, si pjesë e hetimit të prokurorisë për  stadiumin e ri të Romës.

Reklamë

 

De Vito u arrestua në kuadër të një operacioni në Romë së bashku me  tre persona të tjerë nën akuzën e  korrupsionit dhe ndikim të procedura të paligjshme.  Hetimet përfshijnë gjithashtu disa kompani të ndërtimit.

Reklamë

Përveç procedimit  të lidhur me ndërtimin e stadiumit të ri në Romë, akuzat përfshijnë  gjithashtu ndërtimin e një hoteli në ish-stacionin e trenit të Romës dhe rizhvillimin e zonës së ish-Tregjeve të Romës.

Hetimi  hedh dritë mbi një sërë operacionesh korruptive të kryera nga sipërmarrësit përmes ndërmjetësimit të një avokati dhe një biznesmeni, me qëllim marrjen e masave të favorshme për realizimin e projekteve të rëndësishme të fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

 

Prokurorët e akuzojnë atë gjithashtu për marrje parash nga  sipërmarrës duke premtuar në këmbim  favorizimin e projektin për ndërtimin e objektit sportiv në zonën Tor di Valle.

 

Më shumë video

Reklamë