Subscribe

13 raste të reja i shtohen listës së të infektuarve më Covid 19 në vendin tonë. Nga 282 të dyshuar, Tirana, Kruja dhe Shkodra patën të prekur sërish.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se mes të infektuarve kemi sërish 3 bluza të bardha.

23 të infektuar po trajtohen në spitalin infektiv, mes tyrë 5 janë në terapi intensive, ndërsa një pacient është i intubuar.

Rreth 75% e të infektuarve tashmë e kanë firuar betejën me koronavirusin, ndërsa numri i të infektuarve aktivë mbetet i njëjtë.

Edhe pse tashmë i jemi rikthyer normalitetit, autoritetet shëndetësore apelojnë për kujdes maksimal si në distancimin fizik dhe higjienën personale, ndërkohë që për cdo simptomë për covid 19 të telefonohet numri unik u urgjencës kombëtare 127.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *