Koronavirusi mund të jetojë në sytë e pacientëve për javë të tëra, thotë një studim i ri. Kërkuesit në Institutin Kombëtar të Infeksioneve dhe Sëmundjeve në Itali arritën në përfundimin se virusi mund të qëndrojë në sytë e një person deri në 21 ditë pasi ai të ketë shfaqur simptomat e para.

Sipas tyre, sytë e skuqur, pas temperaturës dhe kollës, mund të jenë treguesit e radhës për infeksionin. Për këtë arsye studiuesit këmbëngulin se është shumë e rëndësishme të mos prekësh sytë gjatë këtyre kohëve që të shmanget përhapja e koronës.

Ekspertët italianë arritën në këtë përfundim pas një trajtimi për një 65-vjeçare që kishte rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo kishte udhëtuar nga Ëuhan drejt Italisë në 23 janar.

Pesë ditë pasi kishte arritur në Itali dhe vetëm një ditë pasi simptomat e saj ishin shfaqur, kërkuesit vunë re se sytë e saj ishin të skuqur. Virusi qëndroi në sytë e të moshuarës për tri javë, derisa ajo u shërua pas 21 ditësh.

Pavarësisht kësaj, ekspertët ekzaminuan sytë e saj disa ditë më vonë dhe vunë re se virusi ishte rikthyer në sytë e saj.

Virusi koronë ishte ende i ngulitur në sytë e saj dhe për studiuesit kjo do të thotë se ai vazhdonte të bënte kopje të vetvetes brenda lëngut të syrit të gruas.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *