Subscribe

Kjo është punishtja ku deri dje prodhohej vaj ushqimor që më pas shpërndahej në treg për t’u shitur.

 

Pamjet tregojnë se vaji ruhej në fuçi plastike dhe në një ambient jashtë çdo kushti higjienik. Më pas ai shpërndahej në bidonë plastike apo metalike të sasive të ndryshme.

 

Hetimet treguan se pasi bëhej ambalazhimi i vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme, ai nxirrej për shitje në tregun vendas.

 

Në magazinë u gjetën 5 depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme,

 

1300 litra vaj ushqimor me mbishkrime greke, 1500 etiketa në gjuhën greke, 494 kuti metalike dhe plastike, mijëra shishe e bidonë, si dhe17 shtatëmbëdhjetë fuçi. Gjatë kontrollit policia sekuestroi edhe një sasi vaji që dyshohet të jetë mall kontrabandë.

 

Policia e Korçës në bashkëpunim me Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar ushtroi kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se disa persona kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm.

 

Operacioni i koduar “ALKIS” çoi në pranga 48 vjeçarin Kosta Fshati. I arrestuari nuk ishte një emër i padëgjuar i policisë.

 

Në vitin 2010 ai ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *