Vendi
Korçë, shoferi plagoset rëndë nga përplasja e fortë

Një person ka mbetur i plagosur mesditën e së enjtes në aksin Korçë – Kapshticë. Sipas policisë mjeti tip ‘benz’ ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë se madhe, duke u përplasur më pas me barrierat. Nga goditja me trafik-ndarësen, shoferi ka mbetur i plagosur rende. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku mori ndihmën e parë. Sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




