E mërkurë, 23 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Korçë, flakët kërcënojnë parkun “Rinia”

Tete vatra zjarresh janë regjistruar gjate orëve të fundit ne zona te ndryshme te vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile raporton se zjarret janë shfaqur ne Berat, Durrës, Elbasan, Vlore dhe Gjirokastër.

 

Një zjarr ka rene ne kurorën e gjelbër të parkut Rinia në qytetin e Korçës.

 

Reklamë

Flakët rrezikuan gjithë sipërfaqen e parkut. Sipas policisë dyshohet per zjarrvënia të jete e qëllimshme.

 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkua forcat e rendit, zjarrfikëset, si edhe shërbimet e emergjencave civile të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve.

 

Policia e Korçës thotë se ka shoqëruar për këtë ngjarje disa persona në komisariat.

 

Thuajse ne te gjitha qarqet ka pasur probleme nga zjarret. Dhjetëra hektarë me pyje e shkurre, por edhe ullishte e vreshta janë shkrumbuar. Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë vijojnë të jene ne gatishmëri për të ndërhyrë.

Më shumë video

Reklamë