Policia e Korçës ka arrestuar një person që dyshohet se ka lidhje me rrëzimin e dy shtyllave të tensionit të lartë në Voskopojë.

 

Personi i arrestuar është me inicialet A.Q., 24 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq.

 

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, ushtruan në një pikë grumbullimi në lagjen nr.8 Korçë, ku ky shtetas ishte i punësuar, u gjetën pjesë metalike që dyshohet se janë marrë nga dy shtyllat e tensionit të lartë në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, të cilat në datën 19.09.2019, si pasojë edhe e erës së fortë u rrëzuan.

 

Policia sqaroi se nga kontrollet e mëtejshme, këtij shtetasi iu gjetën edhe suvenire të ndryshme, orendi shtëpiake, të cilat dyshohet të jenë vjedhur në datën 18.10.2019, në banesën e shtetasit I.K, në lagjen nr.1 në Korçë.

 

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan objektet e vjedhura, të cilat ky shtetas kishte synim për t’i shitur.

 

24 vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i rrjetit elektrik” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *