E mërkurë, 28 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 14 minuta më parë
Kronikë

Korçë aksidentohet i riu

Një automjet është aksidentuar mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Për pasojë është dëmtuar rëndë një i ri 23-vjeçar.

 

Reklamë

Nga hetimet e para rezulton se i riu po udhëtonte drejt Pogradecit me shpejtësi, e kjo është bërë shkak që makina të dalë nga rruga e të përmbyset në një parcelë aty pranë.

 

Reklamë

Në fillim automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës e më tej është rrotulluar disa herë duke goditur murin rrethues të një banese.

 

Drejtuesi i mjetit u transportua në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë