E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Korçë, aksidentohen të rinjtë me motor

Dy persona mbeten te plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e së mërkurës në qytetin e Korçës. Sipas policisë, te lënduarit po udhëtonin me një motor kur u përplasën nga mjeti tip “Audi” i drejtuar nga Kostandin Përgjika, 25 vjeç. Të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mëngjesin e së enjtes, policia arrestoi shoferin Kostandin Përgjika si dhe drejtuesin e motorit Kristi Lamçe, 21 vjeç, qe të dy te akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë