E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Korçari vetëplagoset me pistoletën që mbante pa leje

Një 39 vjecar nga Korca është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë zjarri tip pistoletë.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:00.

 

Shtetasi me iniciale E.M, pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.

 

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, të cilën e posedonte pa lejen e organeve kompetente dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh