Subscribe

Pas denoncimit të bërë nga ana e deputetes Rudina Hajdari për kërcënime në zyrë, ka reaguar deputeti Korab Lita.

 

I pyetur nga mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, nëse fshihet ai pas kërcënimeve të Hajdarit, deputeti Lita e mohoi kategorikisht këtë gjë duke theksuar se nuk përgjigjet ai për sigurinë e Kuvendit. Ai tha se pavarësisht debateve që mund të ketë me deputeten Hajdari ata janë kolegë dhe se nuk e ka kërcënuar atë.

 

“Jam deputet si zonja Hajdari. Nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Jo se kam kërcënuar, e kam kolege. Me zonjën Hajdari shkojmë dhe takohemi në zyrë. Dy ditë më parë jemi takuar. Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjëra, por ne jemi koleg. Nëse kam terren për kërcënim, mund të kërcënohem dhe unë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *