Subscribe

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur në resortin turistik në Velipojë.

 

Sipas këtij institucioni, veprimtaria e përdorimit të gazit në këtë resort ishte në informalitet dhe fshehtësi të plotë.

 

Duket se lufta ndaj informalitetit është një sfidë e madhe, pasi mungesa e kushteve të sigurisë në këtë sektor, në ndryshim nga të tjerët kthehet në burim vdekjesh. Por shqiptarët nuk po ndërgjegjësohen për këtë fakt. ISHTI deklaron se përgjatë bregdetit ka kontrolluar 80 subjekte. Gjysma e tyre kanë mangësi në kushtet që ofrojnë, duke qenë një rrezik permanent për qytetarët

 

Ndonëse janë ushtruar kontrolle dhe janë vendosur penalitete, sërish vijon të ketë neglizhence, duke bërë që tragjeditë të përsëriten. Për këtë fakt ekspertet e fushës e kanë një mesazh.

 

Shqipëria ka rritur ndjeshëm konsumin e gazit në vit, duke arritur ne 150 mijë ton, një shifër kjo rekord, që tregon nevojën për mbikëqyrje dhe ndërgjegjësim të qytetarëve, në biznese dhe banesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *