E shtunë, 31 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kontrolle për kokainë në port; dyshohet për të tjera sasi droge në “Banaking”

Prokurorët dhe agjentët e byrosë kombëtare të hetimit, zhvilluan disa kontrolle për drogë në portin e Durrësit.

 

Reklamë

Në fokus ishin kontenierët me banane të ardhur nga Ekuadori për llogari të kompanisë “Banaking”, në njërin prej të cilëve  pak ditë më parë u kapën 33.5 kilogramë kokainë.

 

Reklamë

Agjentët kontrolluan strukturat metalike të kontenierëve si dhe të gjitha arkat me banane. Në aksion janë përdorur skanerët dhe qentë antidrogë.

 

Prokuroria dyshon se në 84 kontenierët e ardhur nga Amerika Latine, mund të fshihet një tjeter sasi kokaine.

 

Më herët, në prangat e policisë kanë rënë 3 persona, ndërsa është shpallur në kërkim presidenti i kompanisë, 53-vjeçari Trifon Murataj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë