Subscribe

Qeveria shqiptare do të kontraktojë kompani të huaja inxhinjerike me qëllim monitorimin në terren të kontratave koncesionare. Tenderi i parë pritet të zhvillohet për rrugën e Arbrit si kontrata e parë me partnerit-publik-privat e dhënë nëpërmjet programit 1 mld euro. Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri në një intervistë për Vizion Plus thotë se ky monitorim do të japë më shumë siguri për punimet.

 

“Në të gjitha kontratat koncesinaore ne do të kontraktojmë kompani të huaja inxhinjerike, në formën e konsulentit. Do të jenë kompani të njohura për tregun ndërkombëtar të kësaj fushe, të cilat do të certifikojnë volumin punimeve si dhe cilësinë e tyre. Që në momentin që nis kontrata dhe nis puna për zbatimin e saj, paralelisht kompania konsulente do të ndjek hap pas hapi ecurinë. Ne shumë shpejt do të hapim tenderin për të përzgjedhur konsulentin e parë për rrugën e Arbrit dhe këtë do të bëjmë për çdo projekt me PPP”.

 

Ndonëse shembulli i rrugës së Arbrit tregoi se kompania arriti të gjej fondet e nevojshme për ndërtimin e rrugës, Gjiknuri thotë se cilitdo biznesi që merr përsipër projekt ët tilla madhore do ti anulohet kontrata nëse nuk siguron financimet e nevojshme

 

“I vetmi problem apo merak që duhet të kemi është çështja a do të jenë këto projekte të financueshme. Rruga e Arbrit tregoi se u gjet financimi në bankat e brendshme. Por në çdo rast në momentin që për një afat kohe të caktuar kompania nuk siguron financimin e nevojshëm ne do ti anulojmë kontratën. Por ana tjetër ne kemi vënë edhe garanci për kontratat. Nëse ato nuk zbatohen sipas kushteve të miratuara ne i mbajmë garancinë që arrin në miliona euro”.

 

Ndërtimi i rrugëve nëpërmjet partneritet-publik-privat është shoqëruar edhe debate lidhur me kostot e larta me të cilat po finalizohen projektet. Por ministri e ka një shpjegim për këtë situatë.

 

“Këto kosto janë reflektim i projekteve të detajuara nga institucionet publike siç është edhe instituti i ndërtimit ku certifikohen volumet të përkthyera edhe në çmime që i referohen manualeve fiskale të ndërtimit. Por nga ana tjetër çdo para që shpenzohet qoftë edhe nga buxheti i shteti ka interesa të përfshira. Ashtu sikundër ministria e financave del në tregun ndërkombëtar dhe merr borxh kundrejt një interesi të caktuar, ashtu edhe ne ndërtojmë rrugë që kanë interesin e parasë të shkrirë në koston e projektit”.

 

Qeveria ka dhënë deri tani dy projekte për ndërtim rrugësh nëpërmjet programit 1 mld euro, rrugën e Arbrit dhe atë Thuman- Kashar, kostoja e tyre arrin në 500 milion euro. Për ministrin kjo skemë e realizimit të më e mira e mundshme në kushtet ekonomike që ndodhet ekonomia shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *