Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vendosur sanksione ndaj 4 kolonëve izraelitë për dhunën e ushtruar ndaj civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor. Në urdhrin e nënshkruar nga presidenti i SHBA, thuhet se dhuna ka arritur në nivele ekstreme dhe për këtë arsye nuk mund të tolerohet më. Sanksionet do të bllokojnë individët nga aksesi në të gjitha pronat dhe asetet e tjera të SHBA. Ata gjithashtu do ndalohen të përdorin sistemin financiar amerikan.

“Situata në Bregun Perëndimor – veçanërisht nivelet e larta të dhunës së kolonëve ekstremistë, zhvendosja e detyruar e njerëzve dhe fshatrave dhe shkatërrimi i pronave – ka arritur nivele të patolerueshme dhe përbën një kërcënim serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, thuhet në urdhrin e Biden.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Të enjten, një zyrtar i lartë në administratën Biden tha se presidenti kishte ngritur vazhdimisht shqetësime me Izraelin për dhunën nga kolonët./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *