Akti normativ për kompensimin financiar të kompanive që kanë fituar kontrata publike është shoqëruar me debate të forta në parlament mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Në emër të qeverisë, zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka sqaruar se kjo lëvizje e qeverisë ishte e nevojshme, pasi investimet publike ishin futur në ngërç për shkak të rritjes së çmimeve të hekurit, çimentos, bitumit etj

 

ARBEN AHMETAJ
ZEVENDESKRYEMINISTER I QEVERISE

“Çmimet janë rritur. Qeveria kompenson në favor të investimeve publike. Qeveri vepron brenda mundësive të veta, edhe kur premton subvencion. Mundësia kufizohet që nga borxhi deri tek të ardhurat. Kjo po bëjmë ne me këtë akt. Po injektojmë 5-30%. “

 

DELINA IBRAHIMAJ
MINISTRE E FINANCAVE

“Përfitues janë rreth 300 kompani, numër i lartë kontratash që janë t lidhura që prej fillimit të përcaktimit të këtij akti. Efekti është 6 mld lekë që jo domosdoshmërisht dhe përdoret, fondi do dorëzoihet bazuar në faturat dhe në një analizë ët këtyre punimeve.”

 

Por opozita akuzoi qeverinë se po favorizon disa biznese duke lënë pa mbështetje qytetarët.

 

JORIDA TABAKU
DEPUTETE, PD

“Ky është korrupsioni në nivelin më të lartë si sot nga korrupsioni i banaqeve ka kaluar në korrupsionin politik ku kompani të caktuara kërkojnë mbështetje e sjellin këtu rritje buxheti për to ndërkohë që ky nder favor nuk i jepet as grupeve në nevojë as pensionistëve askujt nga ata që sot janë duke përjetuar rritjen e çmimeve që është dyshifrore”

 

GRIDA DUMA
DEPUTETE, PD
“Ju shqetësoheni nëse aksionet e peshqve të mëdhenj apo nuk i marrin rimbursimet e kontratave të tenderave publikë. kur ai tjetri jo vetëm naftë. Shqetësoni ju nëse po i marrin apo jo 60 miliardë 10 kompani të mëdha, Salillari, Gjoka a çfarë doni ju numëroni.”

 

Nga ana tjeter Ahmetaj sqaroi se në vjeshtë mund të ketë një ndihmë tjetër për pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve.

 

ARBEN AHMETAJ
“Do vazhdojmë me një paketë të re për pensionistët nëse do të jetë nevoja në vjeshtë. “

 

Prej fillimit të krizës si pasojë e luftës në Ukrainë, rritja e çmimeve ka qenë në qendër të debatit mazhorancë-opozitë në çdo séancë plenare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *