Subscribe

A shkëmbejnë më letra shqiptarët në festat e fundvitit? Kjo ishte një nga pyetjet që u diskutua në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Lidhur me këtë pyetje, Drejtori i Postës së Tiranës, Shpat Kolgega, theksoi se përgjatë vitit të fundit ka një rritje të numrit të letërkëmbimeve përmes postës, gjë që e bëjnë kryesisht nostalgjikët, për të kujtuar kohërat e shkuara.

I pyetur me humor nga moderatorja Pranvera Borakaj se cila është zona e Tiranës që “hedh” më shumë letra, Kolgega me batutë u përgjigj se është “Komuna e Parisit.


Pjesë nga biseda:

Kolgega: Vitet e fundit është kthyer në një lloj tregu dhe për bizneset apo administratën duke dërguar kartolina për miqtë e tyre, për kolegët, kjo realizohet përmes Postës Shqiptare. Këtë vit është rritur me 30%.

Borakaj: Sa kushton?

Kolgega: 70 lekë, mund ta dërgosh ku të duash. Tarifat janë shumë të ulëta.

Borakaj: Hera e fundit që dëgjuam për letra ishin ato kundër Kadaresë?

Kolgega: Posta nuk shikon se çfarë shkruan. Por janë kartolina një pjesë e madhe. Duke patur parasysh edhe pandeminë, flukstet postare ranë në të gjithë botë. Tani janë rritur shumë, edhe blerjet online. Ky është tregues që janë rritur.

Borakaj: Cila zonë e Tiranës hedh më shumë letra?

Kolgega: Komuna e Parisit. Është një traditë më shumë për njerëzit nostalgjikë. Por përdoret edhe pulla postare sepse edhe ajo ka një vlerë.

/Vizionplus.tv/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *