Subscribe

Pjesa më e madhe e Venezuelës është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Presidenti Nicolas Maduro dhe opozita e mbështetur nga SHBA-të fajësojnë njëra-tjetrën për krizën energjetike në vend.

 

Spitalet nuk po arrijnë që të përballojnë mungesën e dritave, ndërsa u raportua se një pacient kishte humbur jetën pasi aparati që i lehtësonte frymëmarrjen kishte ndërprerë funksionimin.

 

Ndërprerja erdhi si pasojë e  problemeve në një digë hidrocentrali që siguron pjesën më të madhe të energjisë në Venezuelë. Për pasoje, rrugët e Karakasit janë mbushur me njerëz, qe u detyruan të ecin me orë të tëra, pasi sistemi i metrove nuk ka funksionuar dhe autobusët kanë qenë të mbingarkuar.

 

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar edhe probleme në aeroportin kryesor.

 

Opozita ka akuzuar presidentin Maduro për kolapsin energjetik. Sipas saj korrupsioni dhe mungesa e investimeve kanë lënë këtë shtet pa një sistem efecient të energjisë elektrike.

 

Për situatën ka reaguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit Mike, i cili fajësoi regjimin e Maduros. “Pa ushqim. Pa ilaçe. Tani edhe pa energji elektrike. Në të ardhmen edhe pa Maduron”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

 

Nga ana tjetër presidenti i kontestuar Nikolas  Maduro deklaroi se problemet janë krijuar me qëllim nga armiqtë politikë. Ai  akuzoi rivalin Huan Guaido për tentative grusht shteti me ndihmën e atyre që i quan “imperialistë amerikanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *