Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas kapjes së  rreth 12 kilogramë kokainë, sasi e fshehur në një konteiner me banane në Portin e Durrësit.

 

Çuçi u shpreh se sasia e kapur gjatë katër muajve të fundit shkon në 1 muaj dhe se asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar.

 

“Faktet flasin vetë. Pas operacionit të sotëm shkon në rreth 1 ton sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë e kapur në Portin e Durrësit gjatë katër muajve të fundit. Asgjë nuk është e rastësishme, por dëshmi e luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe e aftësisë zbuluese e goditëse të Policisë së Shtetit. Këto operacione dëshmojnë gjithashtu besimin e lartë të partnerëve tanë ndërkombëtarë në hetimet e përbashkëta, intensive dhe profesionale, në goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që nuk nis e as përfundon me një operacion. Ne do të vijojmë punën me Policinë e Shtetit dhe të gjitha agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda e jashtë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt”, deklaron ministri Çuçi.

 

Droga u zbulua pas dyshimeve të ngritura nga policia kufitare, e cila gjatë kontrollit në skaner konstatoi se kontejneri kishte modifikime në pjesë të ndryshme të tij.

 

Bananet mësohet se ishin porositur nga një kompanie shqiptare, ndërsa u shoqëruan nga policia administratori si dhe shoferi i kamionit që do të merrte ngarkesën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *