Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi reagoi sërish për Kodin e ri Zgjedhor të miratuar nga mazhoranca. Varhelyi i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të presë opinionin e Komisionit të Venecias dhe më pas ta votojë në Parlament dekretin e Ilir Metës.

 

“I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021″, tha ai në “Twitter”.

 

Një ditë më parë, kreu i qeverisë tha se mazhoranca do ta rrëzojë sa më parë dekretin e presidentit. Sa i takon opinionit të Venecias, Rama deklaroi se Parlamenti do të rimblidhet për t’u rishprehur kur ai të mbërrijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *