Subscribe

Shkresa e siguruar nga Vizion Plus tregon listën me 9 xhamitë e konsideruara si problematike nga Komuniteti Mysliman, gjatë vitit 2014-2015. Sipas KMSH-s, këto xhami jashtë kontrollit të saj, ndodhen në tiranë tek Unaza e Re dhe në Mëzez, në Cërrik, Pukë, Bulqizë dhe të Librazhd. Drejtues të komunitetit musliman nuk pranuan të komentojnë listën e të sqarojnë arsyet pse këto objekte kulti paraqisnin probleme. Por fakti se imamët dhe gjithçka tjetër nuk kontrollohej nga KMSH, duket se ka bërë që ato të konsiderohen jo pjesë e saj. Kjo është xhamia e Unazës së Re në Tiranë, një ndër më të përfolurat për predikime radikale. Imami i dikurshëm Genci Balla ndodhet ne burg. Ndërsa pasuesi i tij, Armand Ali, thotë se ai dhe xhamia që drejton nuk janë problematike. Një nga argumentet në letrën e KMSH të firmosur nga kryetari Skëndër Bruçaj, është paligjshmëria e objekteve të kultit. Por Imami thotë se kjo ka ndodhur me mijëra ndërtime të tjera. Imami thekson më tej se komuniteti nuk ka qenë i interesuar për të bashkëpunuar me xhaminë që drejton. Kjo listë i është dërguar Prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa dokumenti po përdoret edhe ne gjyqin që po zhvillohet ndaj 9 të akuzuarve për rekrutim të xhihadistëve në Siri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *