E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

Klima e biznesit/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Të miratohet ligji anti-ryshfet

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço në një konferencë ditën e sotme ka folur për klimën e biznesit në Shqipëri.

 

Reklamë

Jaço tha se në 2021, ka pasur një rritje të investimeve amerikane në vend me 62 milionë euro.

 

Reklamë

Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria është më poshtë se Maqedonia e Veriut dhe Serbia për investimet për shkak të luftës në Ukrainë dhe indeksit të biznesit.

 

Jaço dha 8 rekomandimet për përmirësimin e klimës së biznesit duke nisur nga miratimi i paketës antikorrupsion deri te procedurat e prokurimit publik dhe përpjekjet për të shmangur pastrimin e parave.

 

Jaço shpreh se i kanë dorëzuar qeverisë Axhendën e Investimeve me 40 ndërhyrje ligjore.

 

 “Zbërthimi teknik, pjesa më e mprehtë e procesit. Të krijohet një strukturë e përmirësuar për Tërheqjen e Investimeve”, u shpreh ai.

 

 

Jaço tha se parlamenti duhet të miratojë një ligj anti-ryshfet, ku të përfshihen zyrtarët e lartë dhe të mesëm. Ai tha se ka shkelje të rënda në prokurimet publike.

 

 

“Propozojmë miratimin në Parlament të një paketë anti korrupsion, kjo paketë ka për qëllim parandalimin e korrupsionit në organet ligjvënëse që kanë karakter prapaveprues. Në kushtet e Shqipërisë duhet të jemi sa më konservatorë kemi pasur shkelje të dukshme, raste korruptive, të jemi sa më konservatorë e jo liberalë për standartet e prokurimeve”

 

 

Kreu i Dhomës Amerikane tha gjithashtu se sistemi i taksave, nuk duhet të ndryshojë çdo vit.

 

 

“3 nga 4 parimet e Dhomës nuk janë përmbushur. Ligji i ri nuk përmbush standarde ndërkombëtare të kontabilitetit”, tha ai.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë