Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 May 2026
Vizion fokus

Dubai hap plazhin e parë privat në botë vetëm...

Bisedimet në ngërç, Trump paralajmëron Iranin: Koha po mbaron

Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e...

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së...

Plagosja e efektivit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, fqinji...

VIDEO/ Tërmet i fortë në Kinë, viktima dhe të...

Sot protestë në Shkup për provimin e jurisprudencës në...

Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte...

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë gjatë një...

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian: Mund të...

KiE: Kërcenim nga pastrimi i parave në Shqipëri, korrupsioni shqetësim i madh

17 Dhjetor 15:49

Shqipëria ka nje legjislacion shume te mire lidhur me parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizimit, por kërkohen veprime konkrete per zbatimin e këtyre ligje.

 

Ne kete përfundim ka dal Komiteti Moneyval, bordi i Këshillit te Europes, i cili ka publikuar nje raport te hollësishëm mbi gjendjen ne vendin tone. Ne dokument nënvizohet se mekanizmat e ngritura per te luftuar keto fenomene nuk kane provuar te jene plotësisht efektive dhe shqetësimi me i madh mbetet korrupsioni.

 

“Shpesh i lidhur me aktivitetet e krimit te organizuar, gjeneron shuma te konsiderueshme te te ardhurave kriminale dhe dëmton seriozisht funksionimin efektiv te sistemit te drejtësisë penale. Autoritetet jane te vetëdijshme per rreziqet nga korrupsioni, por deri me tani zbatimi i ligjit ka qenë i kufizuar per te synuar pastrimin e parave lidhur me korrupsionin.” – thuhet ne raport.

 

I pranishëm ne Tirane, ne prezantimin e ketij Raporti, Kryetari i Komitetit Moneyval, Daniel Thelesklaf, vlerësoi sistemin bankar ne Shqipëri, por shprehu rezerva per ate gjyqësor.

 

 

“Një gje per te cilen Shqipëria eshte vlerësuar pozitivisht eshte puna qe bankat apo institucionet financiar kane bere per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizimit. Shqipëria eshte nje prej dy vendeve qe ka marr vlerësim pozitiv ne kete drejtim nga Shume vende ne mbare boten. Te gjitha vendet e tjera te BE nuk kane marr nje vlerësim kaq te mire. Kjo me sjell tek sfidat. Ashtu si ne shume vende te tjera, sfida kryesore per Shqipërinë eshte qe te prodhoi rezultate te prekshme nga ana e agjencive ligjzbatuese, ku sigurisht ekziston nevoja qe te përshpejtohen hetimet, ndjekjet nga prokuroria te cilat jane ne përputhje me profilin e riskut te vendit.”

 

Metodologjia e re e përdorur ne kete raport kerkon nga autoritetet shqiptare nje bashkëpunim me te madh per te arritur objektivat. Bashkëpunim i cili u kërkua dhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili rikujtoi vitin 2015 ku Shqipëria doli nga lista gri.

 

“Ne vitin 2015 kur eshte bere dhe vlerësimi, baza ligjore ka qene elementi themelor i vlerësimit. Vlerësimi me metodologjinë e re është shume me i lidhur me zbatueshmerine e bazës ligjore. Kjo përben dhe sfidën e te gjitha institucioneve ketu te pranishme si nje sfide me vete por dhe si nje sfide e përbashkët per te koordinuar forcat dhe per te ndervepruar me njeri – tjetrin.”

 

Raporti vëren gjithashtu se ka nje mekanizmi të përgjithshëm ligjor ne Shqipëri per ekzekutimin e kërkesave te ndihmës se ndërsjelle juridike te huaj, ka disa mangësi qe mund te dëmtojnë efektivitetin e tyre. Tashme pritet qe brenda nje viti Moneyval te rikthehet ne Shqipëri per te pare rezultatet konkrete, te cilat kërkohen te vijne nga hetimet dhe dënimet.

Posted Under:
Uncategorized Vendi
Tagged:
KiE Korrupsion Pastrim parash

Nga e njëjta kategori

Plagosja e efektivit, Hita pezullon Anxhelo Kumarakun, arrestohet “shënjestra” e atentatit! Autorët në kërkim

më shumë...

Rihapet platforma “e-Albania 2.0”, Rama: Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike

më shumë...

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Hëna e Plotë hap rrugën e suksesit, kush përjeton ndryshime

më shumë...

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës, ndërpriten punimet, kompanitë akuzojnë njëra-tjetrën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:15

Plagosja e efektivit, Hita pezullon Anxhelo Kumarakun,...

12:07

Rihapet platforma “e-Albania 2.0”, Rama: Një hap...

11:57

“Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskopi...

11:56

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës, ndërpriten punimet,...

11:47

Shtohen përplasjet në “Ferma VIP”, debate dhe...

11:45

Dubai hap plazhin e parë privat në...

11:35

Detaje nga plagosja e policit në mes...

11:13

Bisedimet në ngërç, Trump paralajmëron Iranin: Koha...

10:52

Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona...

10:37

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Republikën e...

10:16

Plagosja e efektivit/ Shpallen në kërkim dy...

10:00

VIDEO/ Tërmet i fortë në Kinë, viktima...

9:39

Sot protestë në Shkup për provimin e...

9:26

Vidhet një dyqan bulmeti në Pogradec, pronari:...

8:30

“Kujdes me krenarinë në debate të vogla”,...

8:11

Plagosja me armë e policit në Tiranë,...

7:23

Plagoset me armë gjatë mesnatës polici në...

10:46

Forcojnë zemrën dhe trurin, ja përse duhet...

10:34

Alarm në bazën amerikane, përplasen dy avionë...

10:17

Sulmi në Modena/ Ministri i Brendshëm italian:...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Kisha 1 vit e gjysmë e lidhur”, ndarja LIVE dhe...
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinj...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 Maj 2026
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.