E enjte, 15 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kërkesa e veçantë e “magjistarit” të AGT, Rama: Telefonin tim nuk ta jap unë!

Truket e magjisë që finalisti i Albania’s Got Talent Dashnor Bushi i ka bërë kryeministrit Edi Rama, e kanë lënë pa fjalë këtë të fundit.

Një nga truket, ishte me telefon dhe për këtë nevojiteshin dy pajisje.

Reklamë

Bushi i ka kërkuar Ramës që ta nxjerrë telefonin e tij në tavolinë.

“Telefonin tim nuk ta jap, ke tëndin”, i tha Rama.

Reklamë

Finalisti i AGT-së, teksa i shpjegoi funksionimin e trukut, i tha nuk do ja prek me dorë telefonin, por vetë Rama do të ishte përdoruesi i tij.

Në trukun e magjisë, Dashnor Bushi, arriti të gjente se kush ishte fjala që kryeministri Rama kërkoi në Google dhe fjala që kreu i qeverisë zgjodhi në një tekst tqë gjatë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë