Subscribe

Spektakli më i madh i muzikës popullore, qytetare Shqiptare ngre siparin sonte për të dhuruar emocione nëpërmjet muzikës shumë të dashur për publikun.

 

“Këngë Moj” këtë natë të parë do t’ja kushtojë “këngëve të dasmave”  ku këngëtarët më të dashur për publikun do të sjellin mozaikun e valleve dhe muzikës nga veriu në jug.

 

Ky produksion i cili jo vetëm do të ngrohë atmosferën me interpretime por i bën jehonë motos “ Ti Gëzohemi Jetës” në këtë moment jo të lehtë që po kalojmë.

 

BLEDI LAÇO

PRODUCENT/ REGJISOR

U ndje një vakum i madh një boshllëk, mungesë të aktiviteteve artistike dhe muzikës. Do ti trajtoj gjërat në një prizëm të ri, nisur nga ideja e përgjithshme që e ardhmja është tek trashëgimia apo e ardhmja është në të kaluarën, duam ti peshojmë fort rrënjëve tona, asaj nga vimë.

KLEA HUTA

MODERATORE

Ne do ti ofrojmë publikut atë që i ka munguar gjatë gjithë kohës së pandemisë që për fat të keq na preku të gjithëve dhe dos hkojmë më pranë tyre me muzikën që shqipëtari e do shumë.

Rrugëtimit të gjatë 12 javorë, që do të shfaqet në ekranin e Vizion Plus do t’i bashkohen emrat më në zë të muzikës nga te gjitha trevat shqipfolëse.

 

ERA RUSI
KËNGËTARE

Do të jetë një natë shumë e bukur kjo e hapjes. Është një super ide të mbajmë këngën Shqiptare gjallë edhe mendoj që edhe brezave të rinjë do ti tregojmë traditën shqiptare.

YLLI BAKO
KËNGËTAR
Do këndojmë, do kënaqemi, njerzit do të na shikojnë dhe përsiëri do të na duartrokasin. Kjo e martë është kaq e bukur.

 

 

Në këtë spektakël, do të jenë edhe të rinj që do të interpretojnë muzikë tradicionale sipas tematikave. Kjo natë do të sjell tre prej tyre e që përgjatë kësaj rruge të gjatë vetëm disa do të arrijnë në finale.

 

ANISA GRENAZI

KONKURENTE

Për mua mjafton që të marr një eksperinecë shumë të mirëb sepse po këndojë në një skenë me këngëtarë shumë të njohur të Shqipërisë.

ELDIS ARRNJETI

KONKURENT

Mendova të marr pjesë sepse mu duk shumë interesant. Emocionet asnjëherë nuk mungojnë por besoj se do të dal mirë.

Me këtë spektakël do të udhëtojmë nëpërmjet muzikës, në historinë e kulturës shqiptare, duke prekur traditën e çdo krahine.

 

Për të mos humbur këtë spektakël magjik dhe për të zbuluar surprizat “Këngë Moj” do të vijë sonte në ekranin e Vizion Plus në orën 21:00.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *