Kreu i FRPD, Belind Këlliçi komentoi këtë të mërkurë videon e ministres Elisa Spiropali, që shfaqej duke kërcyer me disa të rinj.

 

Demokrati kërkoi në mënyrë indirekte gjobitjen e saj për shkelje të masave anti-COVID.

 

Me ironi, ai tha në “Facebook” se diçka e tillë nuk ndodh sepse Spiropali sjell gëzim me kërcimin e saj.

 

“Policia e Shtetit nuk e gjobit Elisa Spiropalin, sepse ajo na mbush me gaz e hare, të cilat bëjnë mirë për shëndetin e popullatës. Shoqja ministre duhet ta ketë dëgjuar kolegun e saj Klosi kur thotë se muzika e tërbon virusin. Kujdes Elisa! Përveçse vatër korrupsioni, rrezikon të bëhesh vatër infeksioni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *