4 persona u arrestuan pasi përgatiteshin te vrisnin një te ri për hakmarrje. Policia e Tiranës vuri ne pranga Edmond Markun, Blindim Isen, Artur Shehun dhe Klodjan Kocen, të cilët ne bashkëpunim me njeri tjetrin po përgatisnin një vrasje për motive gjakmarrjeje. Sipas policisë, ata u kapen ne flagrance kur po montonin një silenciator ne armën, e cila dyshohet se do të përdorej për te kryer krimin. Arma u gjet ne shtëpinë e Edmond Markut ne Durrës. Te gjithë te arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm penale, ndërsa Marku ishte shpallur ne kërkim ne Lezhe për vjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *