Pas verifikimeve të bëra në qendrën pritëse në Shëngjin, 12 nga 16 emigrantët e mbërritur dje, janë dërguar në kampin e Gjadrit.
Transporti i tyre është bërë me autobus gjatë mesnatës, ndërsa 4 të tjerë, 2 prej të cilëve të mitur dhe 2 me probleme shëndetësore janë kthyer në Itali.
Lexo edhe :
Related Posts
Burime zyrtare bënë të ditur se sot autoritetet italiane nisën sot të shqyrtojnë kërkesat përkatëse për azil, për të vendosur në një kohë të shpejtë pranimin ose refuzimin e tyre.
Ndërkohë, pritet që gjatë ditës në kampin e Gjadrit të mbërrijnë edhe disa senatorë itlianë të cilët kanë qenë kundër marrëveshjes mes dy vendeve për qendrën e pritjes së emigrantëve./vizionplus.tv






