Mbretëria e bashkuar është vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi tashmë pasi numëron më shumë se 31 mijë viktima. Qeveria Johsnon po planifikon që të vendosë në nivel afatgjatë karantimin 14 ditor të të gjithë udhëtarëve ndërkomëbtarë si dhe të vendosë distancimin fizik në aeroplan. Ekspertët paraljëmrojnë se masa të tilla do të kenë një ndikim shkatërrues në industrinë e aviacionit.

Ndërsa shumica e vendeve kanë filluar fazën e dytë të rihapjes, Britania e Madhe ende nuk e konsideron plotësisht një hap të tillë. Javën e ardhshme do të lejohen të rihapen vetëm kopshtet.

Ndërkohë shpërthimi i padnemisë është zhvendosur në Rusi ku janë regjistruar rreth 11 mijë raste të reja infeksioni në 24 orët e kaluara. Edhe në Brazil bilancet janë rënduar.  

Por deri më tani SHBA reflektojnë numrin më të madh të pacientëve të infektuar, duke i kaluar 1.3 milionë. Një ndihmës i lartë i Zëvendës-Presidentit Mike Pence testoi pozitiv ndaj covid 19, duke u bërë punonjësi i dytë i Shtëpisë së Bardhë i infektuar këtë javë.

Shkalla e papunësisë në SHBA ka arritur në 14.7%, niveli më i lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *