E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kapshticë/ Nuk deklaroi mijëra euro dhe dollarë, nis hetimi për 50-vjeçarin turk

Ilustrim · Vizion Plus

Një 50-vjeçar turk është vënë nën hetim pasi tentoi të nxirrte mijëra euro dhe dollarë nga vendi ynë pa i deklaruar.

“Gjatë kontrollit të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, në vijën e dytë, në kamionin që drejtohej nga 50-vjeçari, u gjet e fshehur në kabinën e kamionit, një çantë krahu me 27 915 euro dhe 2935 dollatë, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk A. D., 50 vjeç, banues në Stamboll.

Shuma e eurove dhe dollarëve u sekuestrua nga Policia, ndërsa ndaj shtetasit turk akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”./vizionplus.tv 

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh