Arrestohet në Shkodër një shtetas që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane.

Fran Malocaj, 53 vjeç u arrestua në kuadër të operacionit policor “Trushi”.

Ai lëvizte duke përdorur një tjetër mjet identifikimi si Françesk Pashku, 52 vjeç banues në Trush, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit ne Ankona / Itali, në vitin 2018, e ka dënuar me 6 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafik narkotikësh, kryer në bashkëpunim”.

Në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

53 vjecari do të ekstradohet drejt Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *